Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave është vënë shtetasi me inicialet D. D., banues në Shijak.

Po për dhunë në familje akuzohet edhe një 34-vjeçar, por meqë vuan nga probleme të shëndetit mendor, po procedohet në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 34 vjeç, i cili vuan nga shëndeti mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.