Një 48-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj djalit të tyre të mitur”,- njofton policia.





