Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e efëktivët e Policisë së Lushnjës.

Sipas komunikatës për shtyp, në pranga ka rënë A.SH., 39-vjeç i cili rezulton të jetë banues në Dushk.

Dyshohet se 39-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të saj të mitur.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të saj të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.