Policia e Krujës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten dhe vëllain e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. N., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





