Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Por duket se nuk ka mjaftuar me kaq, pasi shtetasi me inicialet R.I., dyshohet se i ka kanosur prindërit me thikë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje.”, sqaron policia.