Policia ka arrestuar një 34-vjeçar në qytetin e Burrelit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar vjehrrin e tij.
34-vjeçari banues në Burrel, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Policia po heton më shumë mbi rastin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin E.C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë vjehrrin e tij”, njoftoi policia.





