Një 50-vjeçar me iniciale I.K. është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për dy vepra penale.

Sipas bluve ai ka rrahur fillimisht djalin e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë së tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.