Një 63-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Cërrik pasi ushtronte dhunë në familje.

Shtetasi H.K., banues në Cërrik u arreëstua në flagrancë nga specialistët e hetimit të krimeve pasi dhunonte djalin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin H. K., 63 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.