Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin Th.K.,38 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.– thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.