Policia ka arritur të parandalojë një tragjedi në një familje ku një 36-vjeçar pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, ka kanosur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Krenar Liskskëndaj, 36-vjeç, i cili në lagjen "10 korriku" në qytetin e Vlorës pasi kishte dhunuar gruan barbarisht, 28-vjeçaren me inicialet L.L., po kërcënonte me vrasje vjehrrin dhe kunatin.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale ”Dhunë në familje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.





