50-vjeçari në Durrës, i cili një natë më parë dhunoi gruan dhe më pas tentoi të vetëvaret është arrestuar nga Policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.H.,50 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”





