44-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të abuzonte seksualisht me vajzën e mitur, ka deklaruar në polici se çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe ai ka rënë pre e një kurthi.
“Më kanë ngritur kurth gruaja dhe vajza”, mësohet të jetë shprehur 44-vjeçari në komisariat.
Shtetasi me iniciale G.C., banues në lagjen nr.15, mësohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe më pas e ka nxjerrë nga banesa.
I mbetur vetëm me të bijën 14-vjeçare ai ka kryer veprime të turpshme kundrejt saj, derisa ajo ka mundur të kontaktojë të afërmit e saj (kushërinjtë), të cilët kanë parandaluar abuzimin brenda familjes.
LEXO EDHE:





