Një bashkëshort dhunues u vu në pranga nga blutë e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Durrës.
Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se 46-vjeçari fillimisht ka debatuar me fjalë dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Ai i ka shkaktuar dhe lëndime trupore dhe tani do të përballet me akuzën për dhunë në familje.





