Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, burri i ministres së Arsimt, Besa Shahni dhe shoqëruesit të tij, Fatos Sahiti, pasi akuzohen se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Burime nga Prokuroria e Shtetit thanë për mediat kosovare se Molliqaj e Sahiti po hetohen për sulmin në fjalë dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë akt-akuzë.

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, -tha Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.