37-vjeçari Diomet Musa, autor i dyshuar i plagosjes së biznesmenit 52-vjeçar Arben Cipa alias Sotir Cipa, Kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistikë është lënë i lirë nga gjykata në më pak se 48 orë nga arrestimi.
Diomet Musa, person me precedentë të mëparshëm penalë u paraqit në gjykatë për të marrë masën e arrestit në orën 14.00. Ai është i dyshuar për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, për goditjen me grushte, shkelma dhe sende të forta të biznesmenit Arben Cipa, rreth orës 16.10 të së premtes.
Pas ngjarjes, Musa u fsheh në një banesë në Lukovë, ku edhe u kap nga policia në mbrëmje, ndërkohë që në kërkim mbetet kushëriri i tij 29-vjeçar Markelian Musa.
Ai u la nga gjykata me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.





