Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Rrushkull, pasi ka dhunuar për motive të dobëta kushëririn e tij, 39-vjeç.
I arrestuari është shtetasi me inicialet K.H., 23-vjeç, banues në Rrushkull.
Gjthashtu policia e Krujës ka proceduar penalisht shtetasit: L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Durrës
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.