Një 48- vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunuar motrën e tij. Në pranga ka rënë Llazar Lule, banues në Fier.

Arrestimi i tij  u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, 52-vjeçares me inicialet V.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.