Një 35-vjeçar është arrestuar në Bishan të Vlorës pasi ka dhunuar nënën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.





