Weston Cage Coppola, djali i Nicolas Cage, u arrestua për dhunën që ushtroi ndaj nënës së tij. ‘The Sun’ konfirmoi se Weston u arrestua të mërkurën në Los Angeles, disa muaj pasi nëna e tij Christina Fulton u pa me mavijosje.
“Mund të konfirmoj se Weston Cage Coppola u arrestua sot për sulm me një armë vdekjeprurëse”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Angeles.
“The Sun” shkruan se aktori i famshëm besohet se ka liruar djalin e tij nga burgu, duke paguar kusht 150,000 dollarë. Dyshohet se bëhet fjalë për një incident të datës 28 prill, pas së cilës Fulton është filmuar me mavijosje në fytyrë. Siç shpjegoi një burim për “The Sun”, sulmi ndodhi pas një “krize të shëndetit mendor”.
Aktorja foli për “incidentin e tmerrshëm” në muajin maj, duke thënë se nuk i ka paraprirë ndonjë debat.
“Unë e kam ndihmuar gjithmonë djalin tim në luftën e tij me shëndetin mendor. Bëj gjithçka që mundem për t’i dhënë atij mbështetjen e vazhdueshme që i nevojitet”,-tha ajo në atë kohë.
Weston, i cili ka luftuar me abuzimin me substancat, u arrestua për BDI në vitin 2017 dhe më parë ka folur për udhëtimin e tij drejt maturisë.