Policia e Kosovës ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Bëhet fjalë për të riun Dardan Krivaqa, i cili është arrestuar në një fshat të Ferizajt.
Sipas policisë së Kosovë ai pritet që pas pak të dërgohet në stacionin policor të qytetit.
Më herët për ngjarjen është arrestuar edhe Arbër Sejdiu, si bashkëpunëtor i autorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën (22 gusht), kur 18-vjecarja u dërgua në spital pa shenja jete nga dy autorët e dyshuar, të cilët më pas u larguan.





