Një shqiptar 40-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Selanikut mëngjesin e shkuar, pasi akuzohet për dhunën me pasojë vdekjen e një 85-vjeçarjeje me synim grabitjen, ngjarje e ndodhur në zonën e Plagiari.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut për Krimet e Jetës dhe Lirisë gjetën dhe arrestuan shqiptarin, i cili u identifikua si një nga autorët e vrasjes dhe grabitjes së 85-vjeçares në 15 gusht 2015.
E moshuara u gjet e vdekur brenda banesës së saj në zonën e Selanikut. Dera e shtëpisë së saj ishte shkelmuar, ndërsa një ekzaminues mjekësor që erdhi në vendngjarje zbuloi se viktima pësoi lëndime në kokë.
E moshuara u dhunua deri në vdekje për të zbuluar paratë dhe sendet me vlerë. Motra e viktimës ishte në shtëpi në kohën e krimit, por autorët nuk u vunë re.





