Arrestohet një i ri në Tiranë që kishte dhunuar familjarët.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve dhe ndaj të fejuarës së tij.

Po ashtu, ai akuzohet se ka kanosur dhe punonjësin e Policisë së rendit publik, për shkak të detyrës.