Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga, pasi ka dhunuar një prostitutë nigeriane.
Sipas "Magazine24", i riu shqiptar është pa dokumenta italiane dhe është arrestuar nga policia për dhunë fizike ndaj një adoleshenteje.
25-vjeçari pasi e kishte dhunuar prostitutën, kishte tentuar të largohej, megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë. Karabinierët mundën të binin në gjurmët e tij, i cili nuk kishte një banesë fikse, por qarkullonte në një provincë të Milanos.
Sipas raportimit të policisië, shqiptari kishte rënë dakord për të marrë shërbimet nga prostituta 17-vjeçare nigeriane për pak para, por në fund ai nuk pranoi t’i paguante asnjë qindarkë.
Pasi e kërcënoi shqiptari e dërgoi nigeriane në një zonë të izoluar, ku dhe ushtroi dhunë ndaj saj.
Pas trajtimit në spital për plagët e marra, nigeria vendosi që të denoncojë shqiptarin, i cili tashmë ndodhet në një burg në San Vittore në Milano.





