TIRANE, 19 shkurt 2013– Komisisariati i policisë nr.6 në Tiranë ka kryer ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë per personin ne hetim Feim Ymer Almeta, lindur ne Librazhd dhe banues ne Katund i Ri Yrshek, komuna Kashar Tiranë.

Gjykata ka marre mase sigurimi personal  “Arrest me burg“, per vepren penale “Dhune ne familje”.

Feim Almeta dyshohet sipas policisë se ka ushtruar dhunë psikologjik ndaj dy mbesave të tij Silda Gjergji Almeta dhe Alkida Gjergji Almeta, përkatësisht 4 dhe 5 vjeç.