Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në qytetin e Vlorës. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.

Sherri nisi për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.