Një 54-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij 84-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit M. Gj., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, ndaj nënës së tij, shtetases B. Gj., 84 vjeçe.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.





