Policia njofton se një i ri në Durrës është arrestuar në flagrancë pasi ka dhunuar të fejuarën e tij 17-vjeçare.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar edhe një 37-vjeçar i dënuar me burg për dhunë
NJOFTIMI I POLICISË
Vihen në pranga dy shtetas për veprën penale ” Dhunë në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës së tij, shtetases S.C., 17 vjeçe.
Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë
kanë ndaluar shtetasin në kërkim G.P., 37 vjeç, banues në Larushk, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penalë “Dhunë në familje’.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





