Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg policin G. Ndreu, i cili akuzohet për dhunë ndaj një të mituri gjatë periudhës së karantinës.

BalkanWeb raporton se polici ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, duke iu zbritur dënimi në 4 muaj burg. Ndërkohë, ky dënim i është konvertuar në punë në interes të publikut.

Kujtojmë që ngjarja në fjalë ka ndodhur më 15 maj 2020, kohë kur nuk lejohej liri-dalja e qytetarëve. I mituri u dhunua nga polici, pasi kishte dalë pa leje nga Liqeni Artificial.