Arrestohet në flagrancë një person nga Kruja, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij dhe nuk i është bindur uniformave blu gjatë shoqërimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, Fushë Krujë.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.