Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre të pandërprerë për të evidentuar dhe  goditur rastet e dhunës në familje kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një shtetasi i cili për një kohë të gjatë ka rezultuar se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes, djalit të mitur dhe babait të tij.

Eshtë arrestuar në flagrancë shtetasi Ysni Dosi, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas për një periudhë të gjatë kohore ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D., 39 vjeçe, ndaj djalit të tyre të mitur A.D., 13 vjeç, si edhe ndaj babait të tij, shtetasit B.D., i cili ka qenë edhe me urdhër mbrojtje, për këtë arsye.

Ysni Dosi përveç  rasteve të kryerjes së veprës penale dhunë në familje rezulton i dënuar edhe herë të tjera për një tjetër vepër penale, atë të vjedhjes.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.