Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për shtrimin në spitalin psikiatrik të Denis Telos, i cili dhunoi dy vajza në rrugë.
Arrestimi i 30-vjeçarit u bë i mundur pas denoncimit të dy vajzave, Mirela dhe Albina Ruko, të cilat u dhunuan brutalisht nga i riu.
Ky nuk ka qenë rasti i parë, pasi Denis Telo njihet ndryshe si “tmerri i vajzave” në Tiranë. Në disa raste ai është pikasur, edhe përmes pamjeve filmike, se dhunon vajzat në rrugët e kryeqytetit.