Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër për dhunë në familje.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.R. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortesh së tij në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari ka dhunuar psikologjikisht dhe vajzën e tij të mitur, e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.