Gjykata ka liruar nga burgu dhe ka caktuar masën e sigurie “arrest në shtëpi” për nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ineidi Rraja.

Masa e sigurisë ka ndryshuar edhe për një tjetër dhunues, Eni Kullajn.

Kujtojmë se rasti i dhunës barbare që u regjistrua në Borizanë të Krujës, ku protagonistë ishin të fisit Rraja, ka shkaktuar debate mëherët, pasi Prokuroria lehtësoi akuzat për familjarët e ish-deputetit Rrahman Rraja.