Dy burra janë arrestuar nga uniformat blu në Durrës, pasi akuzohen se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi A. T., 46 vjeç, banues në Manzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





