Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Mirditë. Dy të rinj, 28 dhe 29 vjeç, kanë dhunuar dhe kanosur me armë zjarri pronarin e një pike karburanti, për motive të dobëta.
Sipas asaj që raporton policia, ka qenë pronari që i ka denoncuar, pasi ishte dhunuar sepse dy të rinjtë Aleksander Senaj, Kristjan Marku alias Bashaj, nuk donin të paguanin karburantin.
Njëri prej të rinjve, Aleksandër Senaj ishte aktualisht në kërkim nga policia, për një tentativë vrasjeje.
Njoftimi:
Dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij, për motive të dobëta, identifikohen 2 shtetasit dhe punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit K. M. alias K. B., 29 vjeç dhe A. S., 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.
Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.