Babë e bir kanë rënë në pranga e policisë pasi kanë dhunuar dhëndrin dhe krushkun.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa burimet zyrtare njoftojnë se dy të prangosurit akuzohen për dhunë në familje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre)”, thuhet në njoftimin e policisë.