Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 vëllezërit Myslymi të cilët dhunuan një gjyqtar të Vlorës.
Apeli vendosi të lirojë nga burgu Fatosh Msylymin ndërsa për vëllezërit e tjerë, Elmaz dhe Myslym Myslymin vendosi detyrim paraqitje nga arrest shtëpie që caktoi shkalla e parë.
Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.
Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.





