Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-ndalimi për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.
Ato akuzohen për plagosjen ndaj 24-vjeçares Klea Prenga, të cilës i shkaktuan dëmtime të rënda në fytyrë.
Sipas Klan News, policia ka sekuestruar dy automjete të motrave Berisha. Bëhet fjalë për automjetin me të cilën udhëtonin natën e ngjarjes, ndërsa makina e dytë është që përdorën për t’u larguar më pas.
Sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës ndodhi në javën e parë të muajit gusht në kryeqytet. Që prej asaj kohe, Antonela dhe Mariela Berisha janë në kërkim. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit.