Policia e Vaut të Dejës ka nisur punën për kapjen e dy personave. Ata janë shpallur në kërkim pasi dyshohen se kanë dhunuar me sende të forta një 24-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas njoftimit në kërkim janë shpallur një 64-vjeçar dhe një 29-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materiale në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasve 64 vjeç dhe 29 vjeç, pasi dyshohet se më datë 08.08.2024, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta një 24-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.