Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi kanë goditur me sende të forta një 45-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Q., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës dhe shpallën në kërkim shtetasin J. Q., 27 vjeç (vëllai i shtetasit D. Q.), pasi pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me sende të forta, shtetasin R. T., 45 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Vijon puna për kapjen e 27-vjeçarit.”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





