Një 17-vjeçar është dhunuar nga dy persona të moshave 39 dhe 52 vjeç.

Polica bën me dije se shtetasit me iniciale K.H. dhe R.H., dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një të mitur.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 39 vjeç, dhe R. H., 52 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 17-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.