Dy efektivët e policisë malazeze të cilët dhunuan politikanin Petraq Milo, janë vënë në pranga ditën e sotme.
Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga.
Sipas mediave vendase, në pranga janë vendosur efektivët Nikola Boljevic dhe Dragan Scekic.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij.