Policia ka arrestuar tre të rinjë në Konispol. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia, pasi disa ditë më parë kishin dhunuar një 18-vjeçar. Pasi e dhunuan, tre autorët i shkatërruan automjetin e tij me shkopa bejsbolli.

Prokuroria ka vendosur që tre të rinjtë të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që policia, po punon për kapjen e një personi tjetër të përfshirë në konflikt. 

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u plagos shtetasi me inicialet E. K., 18 vjeç, si dhe u dëmtua automjeti i tij.

Pas hekruave ranë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L. 19 vjeç, si edhe një shtetas i mitur 17 vjeç. Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe vënien para drejtësisë së shtetasit N. D., i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje.