13 qershori është dita e ditëlindjes së Ledionit dhe këtë vit edhe përvjetori i tij. Sot, Ledion Liço feston 30-vjetorin e lindjes. 

Dedikimi dhe fjalët që Sara përdori për ti uruar ditëlindjen ishin mjaft prekëse dhe të ndjera. ‘Baby, unë mund të shoh aureolën tënde, ti e di që je hiri im shpëtimtar', marrë nga vargjet e këngës 'Halo' të Beyonce-s.

Ndërkohë urimi i Lorit për këtë ditë të veçantë, që për Ledionin shënon një dekadë të re jete, ishin: 'Gëzuar ditëlindjen Liu, dhe gëzuar përvjetorin!', ka qenë urimi i saj në Snapchat.

Dhurata që Sara ka zgjedhur për Ledionin ishte mjaft e veçantë; një motoçikletë Vespa në ngjyra të zezë dhe të kuqe. 'Kujdes o njerëz', ka shkruar Sara në Snapchat, ku ka shpërndarë foton e Ledionit mbi këtë dhuratë të veçantë, 'është një tip i çuditshëm mbi një Vespa'.