Foto e publikuar nga Dhurata Dora në Snapchat, bëri që fansat të aludonin rreth një lidhje të mundshëm mes saj dhe Capital T. 

Në fakt të rinjtë sapo kanë publikuar këngën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Në këtë foto duken Dhurata Dora, Capital T dhe një mik i tyre. E gjitha mbeti në kuadrin e aludimit, pasi në gazetën “Expressrozë” Capital T është shprehur se nuk është e vërtetë pasi ata janë vetëm miq dhe se ai e respekton ‘ekipin e saj’:

‘Ajo ka qenë thjesht një foto të cilën e ka postuar Dhurata në Snapchat’, ka thënë ai për Express, ‘kjo nuk do të thotë që ne jemi në një lidhje. Unë Dhuratën e kam vetëm shoqe dhe kam shumë respekt për të dhe ekipin e saj’.