Modelja e njohur Afërdita Dreshaj i ka dhënë fund beqarisë dhe nga fotot e publikuara në Instagram duket se ajo dhe bashkëshorti, hokeisti çek Jakub Kindl janë argëtuar pafund në ditën më të lumtur të tyre.

Ajo gjithashtu ka menduar për argëtimin e mikeshave të saj, pasi për t’iu lehtësuar kërcimin iu ka dhuruar nga një palë shapka me gisht.

Kur atmosfera është bërë shumë e zjarrtë, për të ftuarat vajza janë shpërndarë shapkat, në mënyrë që ato të kërcenin sa më shumë dhe pa u lodhur nga takat e larta.