Ndërsa në familjet shqiptare po bëhej gati tavolina e natës së Vitit të ri 2018, në një familje nga Shijaku ka kërcitur druri.
Dhëndri i familjes ka denoncuar vjehrrin e tij, pasi në datë 31 dhjetor ka ushtruar dhunë mbi të.
“Më datë 31.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.D, vjeç 26 pasi vjehrri M.N, vjeç 59, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij”,- njofton komisariati i policisë Shijak.
Shtetasi M.N. akuzohet tashmë për veprën penale “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





