Kjo është periudha kur të gjithë marrin e dërgojnë dhurata. Por ka dhurata të veçanta që marrin vlerë akoma më të madhe, kur personi që i dërgon është vetë Mbretëresha e Anglisë.
Çdo fundvit, Mbretëresha Elisabet u jep anëtarëve të stafit të saj një puding çokollate; kjo falë një zakoni që ekziston prej shekujsh. Pallati mbretëror porosit rreth 1000 pudingë.
Sipas medieve britanike, Mbretëresha këtë radhë ka zgjedhur një kompani me çmime më të lira për të blerë dhuratën për stafin.
Veç ëmbëlsirës, Mbretëresha Elisabet së bashku me dukën e Edinburgut dërgojnë po ashtu edhe kartolina për stafin.





