Kylie Jenner, miliarderja që pasurinë e saj e ka ngritur vetë, ka surprizuar mamanë e saj Kris Jenner me një Ferrari 488 të kuq që kushton rreth 300 mijë dollarë. “488 për Mbretëreshën”, shkruan Kylie bashkangjitur videos ku Kris provon makinën e saj të re, e cila duket të jetë makina e ëndrrave për të.

Kris feston ditëlindjen e saj të 63-të më 5 nëntor, mirëpo mesa duket Kylie nuk priste dot edhe 6 ditë për t’i treguar dhuratën. Ajo e ka gëzuar më parë të ëmën me këtë super dhuratë.

E kush nuk do të dëshironte dhurata të tilla…