DURRËS, 10 nëntor 2014–  Dhurata e bukuroshes, Angelina Jolie për bashkëshortin e saj Brad Pitt për dasmën e tyre, ishte një makinë shkrimi në pronësi të autorit Ernest Hemingway. Ajo pagoi plot 150.000 stërlina tek një koleksionues i makinave të shkrimit, ku ndodhej edhe një nga makinat që Hemingway përdorte. Jolie ka kërkuar fillimisht për të blerë makinën e shkrimit të Tennessee Williams, por koleksionuesi Soboroff i ka thënë asaj se nuk e shet. Për këtë arsye ajo vendosi të zgjedhë njërën prej dy makinave që ka përdorur Ernest Hemingway. Autori dhe gazetari amerikan Hemingway kreu vetëvrasje në vitin 1961, në moshën 61-vjeçare.